Mes lotësh Roza Lati tregon si abortoi fëmijën me ish-partnerin: “Godisja kokën me grushte…”

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes lotësh Roza Lati tregon si abortoi fëmijën me ish-partnerin: “Godisja kokën me grushte…”

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka ndarë me banorët një histori shumë personale dhe të trishtë. Ajo ka zbuluar se ka abortuar një fëmijë me ish-partnerin e saj. Gjatë një bisede me banorët e tjerë të “Big Brother VIP 3”, Roza u shpreh se disa vite më parë ka abortuar foshnjën pa dëshirën e ish-partnerit.

Mes lotësh banorja u shpreh se nuk ishte e gati të bëhet mami, ndërsa tha se kur e ka marrë vendimin për mos ta mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushte. Pjesë nga rrëfimi:

Erjola: A e di Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës. Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin… Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të së ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres, aty kam rrahur veten me grushte. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu.

Erjola: Po ai a e dinte?

Roza: Po.

Erjola: Ishe me të kur e more vesh.

Roza: Jo, nuk ishte në Shqipëri.

Erjola: Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim?

Juli: Ai ishte dakord?

Roza: Po, as s’e pyeta fare. S’e pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE