Mesazhi i Bes Kallakut për dy fëmijët e tij

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mesazhi i Bes Kallakut për dy fëmijët e tij

Albano Bogdo rrëfeu mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP” historinë e trishtë të jetës së tij, duke shprehur dashurinë dhe falenderime për nënën e tij.

Albano rrëfeu se prindërit e tij janë ndarë dhe se pas 10 viteve ai është takuar me babain e tij kur ndodhej në Milano për një koncert. Aktori tha se prindërit e tij janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë.

Pas këtij rrëfimi, Bes Kallaku recitoi një poezi emocionuese për nënën, duke i përlotur të gjithë, përfshirë edhe Fjoralba Ponarin.

Mes të tjerash, Besi dha një mesazh edhe për fëmijët e tij për të cilët tha se janë pasuria më e madhe e tij.

“Dua t’i them edhe Ajkës edhe Amenit, babi ju ka shpirt, babi ju do fort. Pasuria më e madhe që ne lëmë pas emrit tonë janë vetëm fëmijët”, u shpreh ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49280 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE