Temperatura deri në 25 gradë, parashikimi i motit për sot

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Temperatura deri në 25 gradë, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit ku herë pas-here vranësirat zhvillohen duke gjeneruar shira të përkohshëm. Më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin ku sërish mbeten të rrezikuara nga shirat zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm temperaturat në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C min dhe deri në 25°C max në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE