Juli ‘i nervozuar’ me produksionin: Është zhvlerësuar zarfi i zi!

vovalbania April 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘A po më jepni pak frymë?’Juli flet për ndarjen nga jeta të Zef Dedës

Vendimi i marrë nga “Vëllai i madh” për Eglën, Meritonin dhe Ilnisën duket se ka ndezur situatën brenda shtëpisë me banorët e tjerë.

Teksa qëndronte në oborr, në dukje i zhgënjyer, Juli i është drejtuar Françeskës dhe Gracianos se këtë herë zarfi i zi është zhvlerësuar komplet.

Sipas tij, nëse do të ishte publiku për të zgjedhur se cilët prej banorëve do të mbajë në shtëpi, atëherë nuk do të kishte fare nevojë që ata të futeshin në atë dhomë të bardhë, pasi kjo gjë i ka favorizuar dhe fuqizuar më tepër.

Ai tha se në vend të kësaj, mund të kishte ardhur vetëm një zarf i zi për të lajmëruar këtë televotim.

Madje ai nuk ka lënë pa cekur as ‘përndjekjen’ që këto banorë kanë bërë teksa është shprehur: ‘Përndjekja’ a ishte vepër penale? Ç’punë ka publiku të vendosë për një vepër që e ka vendosur Gjykata?

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/04/Snaptik.app_7353570953219132704.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49817 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE