Publikoi foto të Eglës jashtë BBV, del bllof Mario Deda— ja kujt i përkasin!

vovalbania April 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikoi foto të Eglës jashtë BBV, del bllof Mario Deda— ja kujt i përkasin!

Egla Ceno u mendua se la perfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP, por Prime-n e të martës, ajo u pa e izoluar në një dhomë të bardhë, ku më pas iu bashkuan edhe Meritoni me Ilnisën.

‘Vëllai i madh” bëri të ditur se pavarësisht skualifikimit të tyre, t’iu japë një mundësi të dytë.

Dy prej tyre do të vazhdojnë garën, ndërsa një do të eliminohet.

Mirëpo diçka të tillë nuk e priti aspak mirë një pjesë e banorëve, përfshirë Jul Dedën, i cili u shpreh se ‘zarfi i zi është zhvlerësuar komplet’.

Pas Julit, një reagim erdhi dhe nga vëllai i tij, Mario. Ky i fundit habiti publikun, duke hedhur akuza të forta mbi produksionin e Big Brother VIP në disa postime në InstaStory.

Mario tregoi se Egla është parë jashtë shtëpisë së BBV, rrugëve të Tiranës.

Megjithatë, rezulton se pamjet nuk janë të Eglës, por të vjedhura nga një llogari në Instagram dhe i përkasin disa javëve më parë.

Ka qenë ish-fituesi i Big Brother, Anaid Kaloti, ai që ka nxjerrë zbuluar gënjeshtrën e Mario Dedës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE