Roza nuk mban dot lotët, ja mesazhi emocionues që mori nga Rita Lati

vovalbania April 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roza nuk mban dot lotët, ja mesazhi emocionues që mori nga Rita Lati

Roza Lati është një prej konkurrenteve më të diskutuara të “BBVIP3”, teksa prej disa kohësh ajo i ka kërkuar produksionit që të takojë nënën e saj, pasi ende nuk ka mundur që aktorja e njohur, Rita Lati, të hyjë si surprizë për të bijën në reality show (përvecse njëhere kur ajo nuk e takonte dot si pasojë e një sfide).

Edhe pse Roza ende nuk e ka takuar dot të ëmën, Rita e ka gjetur mënyrën si të jetë pranë vajzës, teksa pak ditë më parë, më sakta, para Prime-t të së martës, duket se i ka cuar një dron. Sipas një video-je që shfaqet në profilin e Rozës, kjo e fundit e ka parë dronin dhe ka nisur të qajë, sigurisht mjaft e emocionuar, ndërsa e rrethuar nga banorët e tjerë, u shpreh: “E vogla ime sa nevojë kisha!”.

Bëhet fjalë për ditën kur Roza ka bërë rrëfimin që kishte abortuar një fëmijë këtë vit dhe kishte arritur deri aty sa e kishte “rrahur” veten si pasojë e këtij vendimi dhe droni ka ardhur pikërisht pak pasi ka ndodhur ky rrëfim, cka tregon se e ëma i gjendet pranë në cdo moment të vështirë, e pikërisht për këtë arsye duket se Roza është emocionuar shumë dhe gjatë Prime-t ishte me energji.

Tani presim takimin e shumëpritur!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE