Qëllohet për vdekje së bashku me të dashurin influencerja e njohur meksikane!

vovalbania April 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qëllohet për vdekje së bashku me të dashurin influencerja e njohur meksikane!

Influencuerja Vielka Pulido dhe partneri i saj është qëlluar nga persona të armatosur. Sipas videos që ka qarkulluar, çifti ishte gati të dilte nga vendi i takimit me automjetin e tyre, kur u qëlluan nga persona të armatosur në një makinë gri.

Pamjet tregojnë qartë momentin kur njëri prej sulmuesve zbret nga makina gri dhe hap zjarr ndaj çiftit, duke i marrë jetën. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të zbardhur krimin, targat e automjeteve të përfshira nuk mund të identifikoheshin për shkak të cilësisë së ulët të videos.

Pas ngjarjes së dhunshme, trupi i pajetë i Vielka Pulido mbeti brenda makinës, ndërsa partneri i saj ishte shtrirë në tokë. Vendi i krimit ruhej nga policia bashkiake, ndërsa agjentët e Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit Puebla (FGE) nisën hetimet për të gjetur përgjegjësit e këtij akti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49367 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE