I vihet flaka makinës në përdorim nga drejtoresha e Tatimeve të Bashkisë Vlorë!

vovalbania April 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I vihet flaka makinës në përdorim nga drejtoresha e Tatimeve të Bashkisë Vlorë!

Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve e Taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko. Ngjarja ndodhi në mbrëmje vonë ndërsa automjeti tip “Volkswagen” qëndronte i parkuar në një garazh në zonën e Plazhit të Vjetër, në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar jugor. Eshtë fjala për zjarrvënie të qëllimshme e policia shoqëroi disa persona të dyshuar lidhur me ngjarjen. Ndërkaq, makina rezulton në pronësi të shtetasit Muhamet Çota, babai i Anjesa Shikos.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi zyrtar i Policisë Vlorë: 

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE