“Skuqet” Superiorja/ Tirana nuk “ndez” as në Korçë, tri pikë shprese për Erzenin!

vovalbania April 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Skuqet” Superiorja/ Tirana nuk “ndez” as në Korçë, tri pikë shprese për Erzenin!

Erzeni thyen 1-0 Egnatian, ndërkohë që mbyllet pa gola dueli Skënderbeu-Tirana. Dy takimet e fundit të javës së 30-të në Superiore, prodhuan kartonë të kuq, penallti të humbur dhe vetëm një gol.

KARTONI I KUQ I EGNATIAS

GOLI I ERZENIT

Të cilin e realizoi Agim Zeka pesë minuta përpara fundit, duke i dhënë ekipit shijakas tri pikë të arta për mbijetesën kundër kryesuesve. Egnatia e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Sebastjan Spahiut (60’).

Edhe pse luajti në inferioritet numerik prej minutës së 15’ pas daljes me të kuq të nigerianit Mario Rabiu, Skënderbeu doli i pamposhtur nga sfida shtëpiake ndaj Tiranës.

KARTONI I KUQ I SKËNDERBEUT

PENALLTIA E HUMBUR E SKËNDERBEUT

Madje korçarët humbën një penallti pas gjysmë ore lojë. Me portierin Leon Kozi që priti gjuajtjen e kapitenit Dean Liço. Edhe pse krijuan shumë raste, bardheblutë nuk arritën dot të shënonin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE