I dënuar me burg për kultivim droge, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

vovalbania April 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dënuar me burg për kultivim droge, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Një 28-vjeçar i identifikuar si Orgest Koka, është vënë në pranga nga policia në Elbasan.

Policia bën me dije se Koka ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

‘Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si rezultat i kontrolleve në terren në të gjithë qarkun, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Xibrakë, shtetasin në kërkim: Orgest Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, njoftojnë blutë.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas.

Njoftimi i plotë:

‘Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si rezultat i kontrolleve në terren në të gjithë qarkun, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Xibrakë, shtetasin në kërkim:

Orgest Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas.’- njofton policia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48953 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE