Roza Lati tregon për djalin që e la shtatëzënë: ”Ishte shumë i pasur, por…”

vovalbania April 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roza Lati tregon për djalin që e la shtatëzënë: ”Ishte shumë i pasur, por…”

Së fundmi Roza Lati, ka hapur zemrën me disa prej banorëve të tjerë të “Big Brother Vip”, teksa ka rrëfyer për herë të parë një ngjarje të trishtë të jetës së saj.

Ajo tregoi se pak vite më parë ka abortuar një fëmijë dhe kjo gjë ka ndodhur pa dëshirën e ish-partnerit të saj.

Ditën e djeshme ajo ka folur për djalin me të cilin mbeti shtatzënë duke e konsideruar atë si një djalë me të gjitha të mirat por në të njëjtën kohë duke e quajtur egoist dhe jo baba për një familje.

‘Djali me të cilin pata shtatzëninë, është alamet djali! Me të gjitha të mirat, shumë inteligjent, shumë i pasur, të bëje një fëmijë me atë siguroje jetën me atë pensionin mujor, ça quhet…Shumë i shkathët, por shumë i hallakatur! Karakter egoist! Jo baba për familje! E kam vetë në dorë jetën time, e zgjedh vet çfarë do të bëj. Nuk i bindem kujt për të zgjedhur për jetën time dhe kur mora vendimin e abortit as nuk pyeta njeri, e bëra me veten time.’- ka thënë Roza

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49814 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE