Adrola shkëlqen në setin e fundit fotografik por vëmendjen e merr komenti i Capital T!

vovalbania April 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Adrola Dushi poston setin e veçantë fotografik me një person mjaft special!

Adrola Dushi është padiskutim një ndër modelet më të suksesshme dhe joshëse shqiptare. Ajo vijon të jetë tepër e angazhuar me projektet e saj si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Së fundmi, Adrola ka postuar një set fotografik në profilin e saj të Instagramit, të bërë nga fotografi i njohur, Fadil Berisha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Modelja ka treguar bukurinë e saj natyrale në fotografitë e postuara, duke mos vënë shumë makijazh në fytyrë. Ndërkohë që ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, një prej komenteve ka rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe bëhet fjalë për Capital T, i cili prej kohësh përflitet se është në një lidhje me Adrolën.

Reperi ka zgjedhur që të komentojë paraqitjen e modeles përmes disa ikonave dhe jo fjalëve. Ai ka shkruar ikonën e zjarrit dhe ikonën e kupës, duke lënë kështu të nënkuptohet se Adrola duket shumë “hot”.

Komenti i Capital T ka marrë pëlqime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, duke tërhequr vemendjen e tyre. Rikujtojmë gjithashtu se në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio ajo në njëfarë mënyre se është në një lidhje me Capital T, por për të kuptuar më shumë rreth deklaratës së saj ju mund ta lexoni duke klikuar këtu. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49667 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE