Si i kursejnë milionerët paratë…

vovalbania April 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si i kursejnë milionerët paratë…

‘Loja e kursimit’ është ajo që plot njerëzve u ndihmon ta bëjnë një jetë më të mirë. Milionerët janë të fiksuar pas rregullit 24-orësh. Sa herë që kanë një dëshirë për të blerë diçka të shtrenjtë, ata presin 24 orë për ta marrë vendimin. Blerjet impulsive ndodhin nga nxitësit emocionalë dhe shpeshherë janë të panevojshme. Kështu, kur keni dëshirë të blini diçka, pyeteni veten se a e dëshironi atë gjë apo vërtet ju nevojitet.

Caktimi i buxhetit ditor dhe përmbajtja e atij plani do t’ju ndihmojë të kurseni mjaft para. Ekspertët zakonisht rekomandojnë ta ndani rrogën në metodën 50/30/20 (50% të rrogës për të blerë gjëra esenciale, 30% për gjëra personale dhe 20% për kursime). Shpenzimi i parave në gjëra që ju ndihmojnë të punoni, të kontribuoni në punën aktuale ose që jua shtojnë fitimin mujor është gjë e mirë.

Milionerët bëjnë një stil pompoz të jetesës dhe sigurohen që të shtojnë shumë përvoja në kalendarin e tyre. Kjo për shkak se ata prioritet i kanë eksperiencat dhe jo gjërat materialiste. Me shumë lehtësi, milionerët do t’i zëvendësonin shpenzimet ditore për udhëtime jashtë vendit. Investoni në gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe të shëndetshëm.

Ndërkaq, kreu i investitorëve miliarder, Warren Buffett i cili është një nga njerëzit më të pasur në planet me një pasuri prej 117 miliardë dollarësh tregon se cilat janë gabimet që bëjnë njerëzit me paratë dhe kursimet e tyre. Buffett shprehet se gabimi më i madh është “mosmësimi i zakonit të kursimit siç duhet”.

Një mënyrë për të kursyer para me lehtësi? Bëjeni automatikisht! Është një këshillë që ndoshta e keni dëgjuar mijëra herë, por kjo nuk e bën atë më pak efektive. Vendosni transferta automatike direkt nga paga juaj në llogaritë tuaja të kursimit në intervale të rregullta. Në këtë mënyrë nuk do t’i prekni kurrë paratë, por do t’i lini mënjanë. Pastaj çdo vit, nëse mundeni, përpiquni të rrisni kursimet tuaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48938 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE