Një fanse godet me lule këngëtaren Olivia Rodrigo!

vovalbania April 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një fanse godet me lule këngëtaren Olivia Rodrigo!

Ylli i muzikës pop, Olivia Rodrigo, u godit së fundmi në kokë me një buqetë me lule gjatë koncertit të saj në Madison Square Garden në New York. Në videon virale, shihet këngëtarja teksa përshëndet fansat e emocionuar brenda sallës. Në një moment, një nga pjesëmarrësit e koncertit tentoi t’i jepte një buqetë, por kur Rodrigo nuk e mori, ajo e hodhi duke e goditur në pjesën e pasme të kokës.

An audience member threw a bouquet of flowers at Olivia Rodrigo’s face while she was greeting fans at her GUTS World Tour.

pic.twitter.com/VOrfcDoLFE

— Pop Base (@PopBase) April 10, 2024

Në komentet në rrjetet sociale, shumë e konsideruan atë ‘të vrazhdë’. “Shpresoj që Olivia të jetë mirë pas një gjesti kaq të vrazhdë. Çfarë mungesë respekti”-ishin disa nga komentet. Kjo nuk është hera e parë që një këngëtar sulmohet gjatë një koncerti. Në qershor të vitit të kaluar, Bebe Rexha u godit me celular në fytyrë nga një fans. Në korrik 2023, Harry Styles u godit në sy nga një objekt i hedhur nga një fans gjatë koncertit të tij në Vjenë.

Rikujtojmë se Rodrigo është në lidhje me aktorin e “Enola Holmes”, Louis Partridge. Romanca e fundit e njohur e artistes ishte me DJ Zack Bia. Një i brendshëm i tha E! News në shkurt 2022 se të dy po shiheshin me njëri-tjetrin. Megjithatë, ata u ndanë rreth gjashtë muaj më vonë. Rikujtojmë, se Rodrigo ka qenë në një lidhje gjithashtu edhe me producentin Adam Faze dhe u ndanë pas më pak se një viti lidhje. Thashethemet e ndarjes nisën të qarkullonin kur Rodrigo nuk e ndiqte më Faze në Instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE