Australi, sulm me thikë në një qendër tregtare në Sydney/Raportohen viktima!

vovalbania April 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Australi, sulm me thikë në një qendër tregtare në Sydney/Raportohen viktima!

Në Sydney të Australisë disa persona u goditën me thikë në një sulm në një qendër tregtare. Policia australiane ka shkuar në vendngjarje dhe informacionet e para ende janë kontradiktore. Paraprakisht, raportohet se oficerët hapën zjarr duke qëlluar agresorin e dyshuar, identiteti i të cilit nuk dihet. Po ashtu, nuk dihet nëse ai ka humbur apo jo jetën.

Qytetarëve të pranishëm e të përfshirë nga paniku iu është kërkuar të mos i afrohen zonës. Dëshmitarë nga vendngjarja të cituar nga mediat, flasin për të paktën dy të vdekur, trupat e të cilëve shihen të shtrirë në tokë.

Po sipas informacioneve të para, të paktën katër persona janë goditur. Dhjetëra automjete policie dhe autoambulanca të shumta kanë shkuar për të ofruar ndihmë në qendrën tregtare të sulmuar teksa njerëzit tentuan të iknin në panik.

BREAKING:

Suspected terror attack in Sydney, Australia. Several people killed

Different reports coming in on whether it’s a stabbing or shooting attack.

People can be seen running inside the shopping mall in Bondi where the attack took place pic.twitter.com/5qdLjFkvdb

— Greek City Times (@greekcitytimes) April 13, 2024

Një zëdhënës i Shërbimit të Shpëtimit të NSW-së tha se agjencia iu përgjigj “raportimeve se një burrë po vraponte rreth Westfieldit e në duar mbante një thikë”.

Lajm në përditësim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49300 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE