Mes Donaldit dhe Romeos, ja kë sheh Ilir Shaqiri si lojtar më të fortë në “Big Brother”

vovalbania April 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes Donaldit dhe Romeos, ja kë sheh Ilir Shaqiri si lojtar më të fortë në “Big Brother”

Ilir Shaqiri, fituesi i Big Brother VIP1, nuk ka shpëtuar pa komentuar këtë edicion të Big Brother.

I ftuar në “Cherry On Top” me Bora Zemanin, Ilir Shaqiri u shpreh i bindur se Romeo dhe Juli do të jenë në finale, ndërsa bëri edhe një krahasim mes dy binjakëve në lojë.

“Juli dhe Romeo janë finalist pa diskutim. Presim çfarë do ndodhë. Juli ka një lloj ftohtësie dhe arsyetimi që mendoj se ngjason pak me atë timin. Kurse Romeo filloj si Skoda, por po kthehet në Lamborgini. Ka marrë hov së fundmi, ka rritur figurën e tij, mënyrën e të folurit, të arsyetuarit, sepse nuk e filloj kështu. Kurse ai tjetri, Donaldi duke u kthyer mbrapsht në atë që është kujtesa ime për debatet dhe ndjesitë, e shikoj shumë të kompletuar, shumë me lart sesa Romeo”, tha Iliri.

Ai sqaroi një nga veprimet më të diskutuara të tij, atë kur puthi në buzë vajzën, teksa ajo i bëri një surprizë në shtëpinë e Big Brother. Fituesi i edicionit të parë VIP, u shpreh se do ta puthe vajzën e tij, Emilin, deri para se të vdiste, sepse siç thotë ai ka një dashuri shumë të madhe për të. Në atë kohë, ai zgjodhi të mos e komentonte, por realizoi edhe një video tjetër, ku e puthi atë sërish në buzë.

“Do ta puthja edhe në momentin para vdekjes, do vdisja i lumtur. Kush nuk kupton dashurinë atërore midis babit dhe vajzës së tij, nuk do të ishte asgjë përveç se një njeri pa shpirt. Unë me Emilin kam një dashuri që në momentin që ka lindur dhe flitë te gjoksi im, deri në momentin që do t’ia dorëzoj dikujt tjetër. Siç ajo thotë ‘unë një ditë do gjej princin tim, por ti do jesh mbreti im gjithmonë’, mendoj që është e drejta e një babai dhe një vajze, në të gjitha mënyrat, nëse iu vjen natyrale të japin një puthje astampo”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48929 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE