Dinamo City fundos Erzenin, rikthen distancën me Tiranën!

vovalbania April 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dinamo City fundos Erzenin, rikthen distancën me Tiranën!

Dinamo City mposhti 2-0 Erzenin, duke regjistruar rezultatin e katërt radhazi në Superiore. Kryeqytetasit iu falën golave të brazilianite Denisson në pjesën e parë dhe Luis Kaçorrit në të dytën.

Skuadra e Dritan Mehmetit ndodhet në formë shumë të mirë dhe mban vendin e katërt që sjell “Final Four”, duke qenë tri pikë mbi Tiranën. Skuadra nga Shijaku mbetet në vendin e parafundit.

Ndërkaq java e 16-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza u mbyll me sfidën klasike, Vllaznia-Tirana. Në stadiumin “Loro Boriçi”, kampionet në fuqi dhuruan spektakël dhe triumfuan 4-0. Falë kësaj fitoreje vajzat e Vllaznisë shkojnë në kuotën e 45 pikëve në vendin e parë, ndërsa Tirana zbret në vendin e katërt me 36 pikë.

Po sot u luajtën edhe dy takime të tjera. Partizani fitoi në “Arenën e Demave” ndaj Lushnjes me rezultatin e thellë 17-0! Falë këtij suksesi, vajzat e kuqe ngjiten në vendin e tretë me 36 pikë, po aq sa Tirana.

Gramshi u rikthye te fitorja, teksa mundi në shtëpi 9-0 Teutën. Të shtunën u luajtën edhe dy takimet e tjera të javës së 16-të. Apolonia triumfoi ndaj Laçit me rezultatin 10-0. Fieraket ndodhen në vendin e dytë me 42 pikë, tri më pak se Vllaznia e vendit të parë.

Edhe vajzat e Kinostudios morën fitoren e radhës, pasi mposhtën Skënderbeun me rezultatin 10-0.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49538 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE