Krisja e raporteve mes tyre, Luizi përfshin Arbanën në postimin e fundit

vovalbania April 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krisja e raporteve mes tyre, Luizi përfshin Arbanën në postimin e fundit

Luiz Ejlli është fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, program që u moderua nga Arbana Osmani.

Mirëpo fill pas mbarimit të reality show-t, Luizi habiti një publik të tërë duke hequr nga lista e ndjekësve Arbanën.

Një veprim që la të nënkuptohet se raportet mes tyre janë prishur. Megjithatë duket se mes dyshes nuk ka hatërmbetje pasi së fundmi Luizi ka rishpërndarë në llogarinë e tij të Instagram-it një postim të Arbanës.

“Ardit Gjebrea ka bërë një kryevepër që unë si cover e kam shijuar vetëm një herë nga Luiz Ejlli dhe Klajdi Haruni sonte”, thuhet në postimin e Arbanës, rishpërndarë nga Luizi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE