Parashikimi i motit, 14 prill 2024!

vovalbania April 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, 14 prill 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta dhe të thata.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me orë të gjata me diell në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-9 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen deri në 30 °C.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE