Përleshje ‘barbare’ në parlamentin e Gjeorgjisë në diskutimin e ligjit të ‘agjentëve të huaj’! (Video)

vovalbania April 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përleshje ‘barbare’ në parlamentin e Gjeorgjisë në diskutimin e ligjit të ‘agjentëve të huaj’! (Video)

Teksa deputetët në parlamentin e Gjeorgjisë po diskutonin sot ligjin e kontestuar për përcaktimit të regjistrit të personave dhe enteve “agjent të huaj”, një konflikt fizik nisi kur lideri i opozitës qëlloi me grusht kreun e maxhorancës teksa fliste në podium.

Kreu i partisë në pushtet Georgian Dream, ka prezantuar ligjin prej muajit të kaluar por fillimisht hoqën dorë prej protestave popullore dhe të grupeve të të drejtave që e quanin shtypës dhe të ngjashëm me ligjet e vendeve diktatoriale.

Por partia në pushtet nuk hoqi dorë dhe e riprezantoi ligjin në 3 prill 2024, teksa sot pritej të merrej në konsideratë.

Video tregon liderin e Partisë së Qytetarëve, Aleko Elisashvili, që godet me grusht kreun e maxhorancës Mamuka Mdinaradze duke shkaktuar kaos në sallë.

Jashtë sallës së parlamentit kishte protestues ndaj ligjit, të cilët brohoritën për gjestin e protagonizmit të Elisashvili.

Tbilisi thoshte se ligji kërkon te shtojë transparencën por kritiket e kane dënuar për ndërhyrje në privatësinë dhe të drejtat e organizatave dhe individëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE