A u pendua që i hodhi panën në kokë Eglës? Rikja e thotë troç

vovalbania April 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A u pendua që i hodhi panën në kokë Eglës? Rikja e thotë troç

Rike Roçi ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up në Top Channel për të folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP 3.

Rike tha se ka qenë e ftuar dhe në BBVip 1 dhe 2 por për shkak të angazhimeve të saj nuk ka mundur të bëhet pjesë.

Ajo thotë se ndoshta do ishte më mirë të kishte qenë te 2 të parët pasi ky sezon ka qenë shumë i ashpër.

Hyrja në BBVip sipas saj është thikë me dy presa pasi nuk i dihet se si merr figura jote aty.

Ndërsa e pyetur për hedhjen e panës që i bëri Eglës, Rikja shprehet e papenduar.

“Jo nuk jam penduar fare, madje do ta bëja sërish nëse më jepej mundësia se Egla më ka ngacmuar shumë,” u shpreh Rikja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50532 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE