I ngacmoi gruan, Kanye sulmon fizikisht një burrë

vovalbania April 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I ngacmoi gruan, Kanye sulmon fizikisht një burrë

TMZ ka zbuluar se Kanye West po investigohet për sulm fizik të qëllimtë pasi goditi një burrë, i cili thuhet se kreu një veprim të pahijshëm karshi gruas së tij, Bianca Censori. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje.

Zëdhënës të reperit zbuluan për TMZ se personi në fjalë kishte futur duart nën fustanin e Censorit, e kishte kapur rreth belit dhe pasi e ka afruar te vetja, e ka puthur disa herë.

“Ajo u abuzua seksualisht me qëllim. Të thuash që u prek me dorë nga dikush nuk është as përshkrim i përafërt me atë që ndodhi vërtet”, vazhduan deklarimet.

Sipas burimeve, forcat e rendit e akuzojnë Kanye West për dhunë dhe pritet ta marrin në pyetje. Personi i sulmuar nga reperi nuk ka pasur nevojë për trajtime mjekësore pas incidentit, që ndodhi në një hotel luksoz në Sunset Boulevard.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49308 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE