Publikonte foto intime në grupin “Albkings”, zbulohet identiteti i administratorit

vovalbania April 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikonte foto intime në grupin “Albkings”, zbulohet identiteti i administratorit

Ka dal para gjykatës i dyshuari për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në rrjetin social ‘Telegram’ .

Arrestimi i tij ka ardhur pas raportimeve të vazhdueshme të bërë në media e jo vetëm.

Ndersa së fundmi u zbulua se i dyshuari është Edin Nevzati.

Burime te Insajderint bëjnë me dije se ai i ka postuar arreth 400 foto dhe video në grupin që është administruar nga ai në Telegram, “Albkings”.

Edin Nevzati është njohur me nofkën “Freekiller”.

Ai po dyshohet për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve.

Gjykata e Prishtinës pritet të vendosë sot për caktimin e masës së sigurisë ndaj njërit prej të arrestuarve të grupit ‘AlbKings’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51120 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE