Donaldi nuk e përmendi në mesazhin e Romeos, Heidi vihet në siklet

vovalbania April 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donaldi nuk e përmendi në mesazhin e Romeos, Heidi vihet në siklet

Teksa banorët u mblodhën të gjithë mbrëmjen e djeshme në living, për të lexuar mesazhet e ardhura nga familjarët, dashamirësit e tyre dhe jo vetëm në ‘Big Love’, Romeo u surprizua nga Donaldi me një mesazh tepër emocionues.

Ajo që u pa në mesazh gjë e cila është vënë re dhe nga banorët e tjerë, ishte fakti që Heidi nuk u përmend asgjëkundi.

E megjithatë Heidi nuk ka mundur ti shpëtojë pyetjes së Gracianos, i cili e ka pyetur se si ajo u ndje teksa pa që Donaldi nuk e përmendi askund.

Heidi u shpreh se për të nuk ka asnjë problem dhe është diçka shumë normale, sepse në fund të fundit ajo i njeh të afërmit e Romeos dhe për më tepër i ka takuar prindërit e tij nga afër.

“Është super normale. S’kam gojë fare me fol sepse i kam njohur shoqërinë, familjen, e kam kuptuar që janë në siklet sepse duhet të shikosh dhe pak nga jashtë çfarë bëhet.”- shprehet Heidi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE