I propozoi Sarës për martesë, vjen reagimi i parë i Bardhit: “Mos u dorëzoni nëse e doni dikë!”

vovalbania April 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I propozoi Sarës për martesë, vjen reagimi i parë i Bardhit: “Mos u dorëzoni nëse e doni dikë!”

Sara Gjordeni dhe Bardhi u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Edhe pse pati shumë aludime se ata do të ndaheshin shumë shpejt, ata e vazhduan romancën e tyre edhe pas daljes nga reality show.

Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në “Cherry on Top” me Bora Zemanin në Top Channel. Ajo zbuloi të pathëna rreth ngjarjeve të fundit në jetën e saj, por jo vetëm…

Lajmi se Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër, ka qenë kryefjalë e mediave rozë ditët e fundit, teksa fillimisht në “Cherry on Top” e më pas e në rrjetet sociale çifti i “Big Brother VIP 3” ndanë ndjesitë e bukura dhe emocionet e para të pritjes së ëmbël. E megjithatë, historia e tyre sa vjen e bëhet më e bukur, teksa ka ardhur edhe propozimi për martesë i artistit për partneren e tij.

Kështu, Bardhi është ulur në gjunjë për t’i bërë “pyetjen e madhe” ish-Missit, ndërsa ajo sigurisht që ka thënë “PO”. Pas këtij momenti ka ardhur dhe reagimi i parë i çiftit. Në një postim për ndjekësit e tij në Instagram, Bardhi shkroi:

Ajo tha ‘Po, Po, Po’! Jo thjesht ‘Po’! Zoti ju bekoftë të gjithëve, me harmoni, shëndet dhe dashuri me gjithë familjet e juaja. Neve Zoti na bekoi, bashkë kaluam fortuna edhe stuhi… jemi dashtë, jemi sharë, jemi ndarë e jemi bërë prapë bashkë në një shtëpi të izoluar pa e ditur çfarë na pret jashtë. Mos u dorëzoni, nese e doni dikë, mos u ndikoni nëse e doni dikë e bëni atë që jua ndjen zemra! Ju faleminderit për fjalët e mira dhe urimet, ju duam shumë! 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BARDHI (@bardhi)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49373 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE