”Pazari n’fest”/ Tiranë, koncerte dhe argëtim për tre ditë

vovalbania April 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
”Pazari n’fest”/ Tiranë, koncerte dhe argëtim për tre ditë

Muzikë  popullore dhe moderne, projeksione të veprave të ndryshme të artistëve  vendas dhe të huaj në fasadat e pallateve  gjatë mbrëmjeve  janë parashikuar ta kthejnë Pazarin e Ri në  skenë feste.

Nuk do të mungojnë lojërat për fëmijë dhe panairet.

“Panairin e Vespave, “Vespa Show” pastaj vazhdojmë me piktura ku do të përfshihen qytetarët, kalimtarët, vazhdojmë me poçerinë.Nesër prapë do të kemi flash mob kërcimtarë, grupe kërcimtarësh të ndryshëm .

Vitin tjetër jemi Kryeqyteti Europian i Kulturës edhe i Artit dhe kemi filluar një si ta themi para përgatitje.Kemi një plan vjetor aktivitetesh, do të ketë shumë aktivitete interesante ku i përfshin sërish të gjitha shijet dhe grupmoshat, shprehet Rezart Cenaj.

Aktivitete të tilla do të ketë gjatë të gjithë vitit në sheshe të ndryshme të kryeqytetit.
Ngjarje të tilla kulturore e gjithëpërfshirëse synojnë tu japin një tjetër mundësi  vendasve dhe të huajve të kalojnë   ditë të këndshme në kryeqytet dhe ti ndryshojnë pamjen zonave të ndryshme të Tiranës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49605 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE