Gjërat që duhet të bëni sa herë ju ndërpritet oreksi nga stresi!

vovalbania April 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjërat që duhet të bëni sa herë ju ndërpritet oreksi nga stresi!

Sa herë shqetësohemi për një problem të caktuar në familje ndjejmw një shqetësim të vogël në stomak. Kjo mund të jetë gjendje ankthi, e cila bëhet edhe më gjithëpërfshirëse duke ndikuar direkt jo vetëm në gjendjen tuaj mendore dhe fizike, por edhe në pjesën e oreksit.

“Ndikimi i stresit në oreks është shumë i ndërlikuar dhe ndryshon nga njëri tek tjetri person,”-thotë psikologia Christina Gentile. Kryesisht ndikimi është frenues, pra ndërprerje e oreksit dhe në raste më të rënda marrje mendsh, dhimbje dhe shqetësime në stomak. Por, çfarë duhet të bëni në këtë rast?

Përpara se të hani diçka, qetësoni nervat me një ushtrim frymëmarrjeje. Arsyeja kryesore që stresi afatshkurtër mund të jetë “vrasës” i oreksit është se në këtë gjendje aktivizohet sistemin nervor simpatik, i cili ndërpret oreksin dhe ngadalëson tretjen. Për ta qetësuar veten, bëni një frymëmarrje të thellë që ndihmon në lehtësimin e gjendjes.

Konsumoni gjëra të gatshme. Kur jeni në situatë stresi apo nervash të tensionuara, sigurisht që të gatuarit është gjëja e fundit që mund t’ju shkojë ndërmend. Ndaj, mbajtja e ushqimeve të gatshme, si kos, fruta të freskëta, drithëra, perime janë të gjitha alternative të mira për të “thyer” pak oreksin sa herë që jeni të stresuar.

Hiqni dorë nga çdo kontakt me botën virtuale. Çfarëdo vakti që të zgjidhni për të konsumuar, edhe pse jeni nën presionin e stresit, fikni çdo pajisje elektronike, iPad, kompjuter apo telefon dhe thjesht shmangni tundimin për të shijuar pa vetëdije një ushqim, teksa “harroheni” virutalisht në punët tuaja.

Shtimi i proteinave në regjimin tuaj ushqimor mund të frenojë ndjenjën e urisë, të ulë nivelet e hormoneve të urisë dhe mund t’ju ndihmojë të konsumoni më pak ushqim në vaktin tuaj të ardhshëm. Proteinat janë të dobishme për t’ju mbajtur të ngopur. Kjo mund t’ju ndihmojë në humbjen e peshës, pjesërisht duke reduktuar oreksin e tepërt. Fibrat ju ndihmojnë të ngopeni duke ngadalësuar tretjen dhe duke ndikuar në çlirimin e hormoneve të ngopjes. Ndjekja e një regjimi me fruta, perime, fasule dhe fara mund të promovojë gjithashtu shëndetin tuaj afatgjatë, përkrah rënies nga pesha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE