Studim…/Si ndikon grisja e letrës në largimin e zemërimit!

vovalbania April 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studim…/Si ndikon grisja e letrës në largimin e zemërimit!

Studiuesit në Japoni zbuluan se të shkruash mendimet dhe ndjenjat negative në një letër, pastaj ta grisësh mund të largojë zemërimin. ‘Studimi tregon se asgjësimi i letrës që përmban mendime për shkakun e një ngjarje provokuese neutralizon zemërimin, ndërsa mbajtja e letrës jo’-shkruajnë autorët e studimit, Yuta Kanaya dhe Nobuyuki Kawai.

Për të kryer studimin, një grupi me 57 studentë iu kërkua të shkruanin opinione të shkurtra për një problem të rëndësishëm social, siç është pirja e duhanit në publik. Përgjigjet e shkruara me dorë u vlerësuan qëllimisht dobët dhe u kritikuan. Pjesëmarrësit që morën vlerësime negative, shfrynë zemërimin në letër. Disa prej tyre e hodhën letrën, disa të tjerë e mbajtën. Si përfundim, ata që e hodhën letrën në kosh ose e grisën, e hodhën pas krahëve zemërimin. Ndërsa ata që e mbajtën letrën, përjetuan reduktim të lehtë të zemërimit.

Sipas studiuesve, interpretimi ose kuptimi i asgjësimit është ajo që ka vërtet rëndësi, jo vetëm veprimi. Ata zbuluan se mënyra se si deponimi perceptohet dhe kuptohet është vendimtar në përcaktimin e ndikimit të tij. Eliminimi i zemërimit përmes asgjësimit të një objekti mund të arrihet duke pranuar se entiteti fizik. Në këtë rast copa e letrës, është asgjësuar, duke bërë që edhe zemërimi të zhduket.

Kanaya dhe Kawai vunë në dukje se studimi ofron një mënyrë për të menaxhuar zemërimin në një sërë mjedisesh, duke përfshirë kujdesin për fëmijët, takimet e biznesit dhe aplikimet klinike. Aplikimi i kësaj metode në një pajisje digjitale ose krijimi i një aplikacioni specifik mund të ketë dobi në situata të ndryshme të përditshme, si dhe në terapi për të trajtuar çështjet e sjelljes.

Ndërkaq, nëse vendosni të rrini në shtëpi, kur jashtë është kohë e mirë, ka të ngjarë të përjetoni njëfarë mërzie, që quhet ndryshe dhe ‘Sunshine Guild’. Sipas Dr.Nadia Teymoorian, psikologe, ‘Sunshine Guild’ është ndjenja e mërzisë kur qëndroni brenda në një ditë të bukur me diell. Ndieni erën e ushqimit që po gatuhet në skarë ose dëgjoni fqinjët duke qeshur dhe ju ndiheni personi më i mërzitshëm në botë. Nuk ka rëndësi nëse jeni të sëmurë, një ditë e kaluar brenda gjithmonë duket një ditë e çuar dëm. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE