5 shenjat që tregojnë se mund të kesh kolesterol të lartë

vovalbania April 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
5 shenjat që tregojnë se mund të kesh kolesterol të lartë

Meqë interneti nuk pushon së foluri për kortizolin, ne të tregojmë 5 shenjat që tregojnë se ti mund të kesh kortizol më të lartë se zakonisht.

Rishtazi, Google ka zbuluar se është rritur në mënyrë të ndjeshme kërkimi për termin “kortizol” javët e fundit. Konkretisht njerëzit po kërkojnë mënyra si ta ulin nivelin e tij.

Po çfarë është kortizoli?

Kortizoli, i njohur si hormoni i stresit, prodhohet nga impulsi i sistemit nervor si përgjigje për të rritur tensionin në të cilin është vendosur trupi. Ky hormon prodhohet nga gjendrat e adrenalinës që ndodhen mbi veshka. Prodhimi i tij është i domosdoshëm për procesin metabolik të karbohidrateve, lipideve dhe proteinave që kontribuojnë në kthimin e energjisë në favor të ndërtimit të qelizave në trupin tonë. Po ashtu, mbahet nën kontroll niveli i sheqerit në gjak dhe sistemi imunitar vendoset në balancë.

Kur përjetojmë një situatë stresuese që mund të kthehet në kronike, nivelet e kortizolit rriten aq shumë sa që sjellin efekte negative në trup.

5 shenjat që tregojnë se mund të kesh kortizol të lartë:

• Nëse ke rritje të nivelit të dhjamit në zonën e barkut, gjasat janë të kesh kortizol të lartë.

• Problemet me gjumin janë ndër treguesit kryesor të kortizolit të lartë. Niveli i hormonit ndihmon në gjum më të mirë, kur është i balancuar.

• Fytyrën e ndien të fryrë ose të enjtur dhe shkak mund të jetë kortizoli që nxit trupin të mbledhë dhjamë në anë të lëkurës.

• Trupi ka vështirësi të riparojë veten. Nëse je nxirë, je vrarë, dhe nuk po shërohesh shpejt, ka gjasa që trupi të ketë ngadalësuar procesin e reagimit prej kortizolit të lartë.

• Ndihesh i/e enjtur shpesh. Kortizoli në nivele të larta ndërpret ndërveprimin normal të trupit për të tretur apo përthithur ushqimin, duke shtuar këtu edhe mbledhjen e ujit të tepërt në trup, që shkakton fryrje dhe enjtje.

Për të ulur nivelin e kortizolit, sugjerohet dietë e balancuar ku gjithmonë hahet mëngjes dhe bëhen ushtrime fizike të vazhdueshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50275 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE