Rithemelimi denoncon provimin e Magjistraturës: Kualifikoi studentët që janë prurje politike e PS!

vovalbania April 24, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rithemelimi denoncon provimin e Magjistraturës: Kualifikoi studentët që janë prurje politike e PS!

Shkolla e Magjistraturës, djepi i formimit të zyrtarëve të nesërm të drejtësisë, shkolla për të cilën është investuar kaq shumë nga partnerët tanë dhe për të cilën, të gjithë shqiptarët kanë pritshmërinë më të lartë për standardin që duhet te aplikoje, është infektuar me virusim politik te partisë socialiste, po aq rëndë sa edhe çdo institucion tjetër i drejtësisë së rilindur.

Drejtori aktual i saj, Arben Rakipi, ish prokuror politik i përgjithshëm i Partisë Socialiste, pasi ka manipuluar listat e studentëve fitues të fazës së pare, duke shtuar në mënyrë antiligjore rreth 42 studentë shtesë, refuzon tashmë të dëgjojë kërkesa e drejta të studentëve të cilët kërkojnë anulimin e të gjithë procedurës konkurruese sepse ajo provoi të ishte tërësisht e manipuluar.

Po përse e bën këtë gjë ish prokurori politik socialist: arsyeja është e thjeshtë: 42 studentët që janë kualifikuar pa të drejtë janë prurje politike të partisë socialiste.  Pasi këta studentë nuk janë kualifikuar me meritë në fazën e parë, të vetmen mundësi për kualifikim kishin dhe gjetën Arben Rakipin, i cili listës prej 79 studentësh të kualifikuar i shton me dorën e tij politike, edhe 42 të tjerë, sepse këtë të fundit janë e ‘ardhmja socialiste’ e drejtësisë së kapur.

Kjo është drejtësia e re!

Çfarë ne dhe opinioni publik sheh sot nuk është vetëm epilogu i turpshëm i kalbësisë politike që prodhoi reforma në drejtësi, por edhe fundi i dhimbshëm i shpresave të kombëtarëve dhe ndërkombëtarëve, të cilët për shkak të investimit të madh financiar dhe emocional, shohin krijesën e përçudnuar, makinerinë e ‘frankeshtajnit politik’ që pasi ka kapur momentalisht drejtësinë, synon ta bëjë atë thellësisht rilindase edhe pef brezat që do të vijnë.

E pra, një skandal i tillë është i padëgjuar edhe për vetë standardin shqiptar.

Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Arben Rakipit, si njeriu mbrapa këtij skandali të rëndë.

Ne i kërkojmë gjithashtu partnerëve tanë që nëse vërtetë duan një drejtësi të pakapur, të reagojnë publikisht duke e dënuar këtë aferë.  Dhe është më mirë të reagojnë sot sesa kur ‘zjarri’ i opinionit publik t`i vërë përpara drejtësisë të gjitha falsifikuesit dhe manipulatorët e sistemit.

Në prani të fenomeneve të tillë, kur qeveria kapet ne flagrance dhe manipulim, dhe pasi është provuar katërçipërisht se organet e reja të drejtësisë lëvizin vetëm nëpërmjet telekomandës socialiste, ne jo vetëm që nuk do të heshtim por do të vazhdojmë të denoncojmë cdo rast të tillë, pa u tërhequr asnjëherë.

Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në favor te një sistemi qe jep drejtësi nepermjet ligjit,  që lufton realisht korrupsionin, që përgjegjësit i vë përpara drejtësisë dhe nuk u jep dekorata, që nuk përdoret për lojëra politike por jep shpresë për një Shqipëri normalr me standarde evropiane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49578 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE