Sondazhi i TAR/Julin apo Eglën, cilin do të zgjedhë publiku si banorin më të preferuar?!

vovalbania April 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/Julin apo Eglën, cilin do të zgjedhë publiku si banorin më të preferuar?!

“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët kanë mbushur tashmë më shumë se 100 ditë qëndrimi të izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa edhe rreth 1 muaj na ndan nga finalja e madhe, rrethi sa vjen e po ngushtohet dhe emocionet bëhen akoma edhe më të mëdha.

Në lidhje me televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Juli apo Egla: Kush është i preferuari i publikut deri tani?”. Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Juli 70% dhe Egla 30%.

Shënim: Ky sondazh është bazuar vetëm në përgjigjet e ndjekësve në faqen e Web të Top Albania Radios dhe nuk ka asnjë lidhje me televotimin zyrtar të “Big Brother VIP”.

Juli është votuar nga publiku si më i preferuari deri në këtë pikë të lojës mes tij dhe Eglës në avantazhin që ai kishte si lider. 50.26% ishin votat e grumbulluara nga Juli në televotimin që zgjati 72 orë, teksa Egla grumbulloi 49.74%. Ai u shpreh se zgjodhi Eglën në këtë televotim sepse sipas tij banorja ishte më e sprovuara në këto 101 ditë dhe e shihte si më të rrezikshmen në lojë.

Nga ana tjetër sondazhi i ri ngre pyetjen “Cili nga banorët mendoni se do të lërë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ këtë javë?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE