Zgjidhet misteri i ‘mallkimit të faraonit’ pas zbulimit të shkakut të vdekjeve në varrin e Tutankamun!

vovalbania April 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjidhet misteri i ‘mallkimit të faraonit’ pas zbulimit të shkakut të vdekjeve në varrin e Tutankamun!

Disa mbishkrime drithëruese në muret e tumave famëkeqe thuhet se paralajmëronin për sëmundje vrasëse që mund të vijnë nga ‘mallkimi.’ Tashmë misteri mallkimit të varrit të Tutankamun duket se është zgjidhur teksa studiuesit thonë se mbetje toksike ishin lënë pranë varreve të pahapura që prej kohës kur ato janë ndërtuar. Deklarata vjen pas raportimeve për ‘vdekje të dyshimta’ pas hapjes së disa prej tumave të lashta. Revista ‘Journal of Scientific Exploration’ (JSE) shkruante:

Shumë varre të lashta në rrënojat e famshme të Egjiptit besohej se ishin të kontaminuara me radioaktivitet.

Kështu që kushdo që binte në kontakt me to krijonte kancerin tipik që shkakton radiacioni në trupin e njeriut, ose simptoma të rënda të lëkurës. Revista shkruante:

Është zbuluar radiacion nga matësit Geiger në dy vendndodhje në Giza, shumë pranë piramidave. Masa llogaritej me radioaktivitet të konsiderueshëm.

Mes tyre ishte varri i faraonit Tutankhamun por dhe tuma të tjera tregonin parametra të ngjashme si varri i mistershëm i Osiris dhe nekropoli Saqqara. Varret toksike të mbretërorëve egjiptianë janë të përhapura thuajse në të gjithë imjantin e lashtë dhe tani ekspertët thonë se ndërtuesit e epokës e dinin këtë dhe paralajmëronin me mbishkrimet në mure. Studiuesit thonin se:

Në disa prej mumjeve ishte zbuluar myku i rrezikshëm ‘Aspergillus niger’ si dhe ‘Aspergillus flavus’ të cilët mund të shkaktojnë reagime alergjike.

Kimikatet helmuese si amoniak, formalinë dhe sulfid hidrogjeni gjithashtu janë gjetur brenda tumave, teksa përdoreshin në ngurtësimin e ruajtjen e mumjeve, madje përdoren dhe sot si ‘prezervues’ në industrinë e ushqimeve të paketuara. Megjithë zhurmat për mallkimin e faraonit deh sëmundjet që ai shkakton, profesori britanik i epidemiologjisë F. DeWolfe Miller tha: “Nuk dimë ende asnjë rast të studiuesve apo turistëve që kanë pasur pasoja madhore nga bakteriet apo mykët në tumat e lashta”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE