15 minuta lojë, Maguette zhbllokon derbin me një supergol. Partizani i shënon Tiranës!

vovalbania April 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
15 minuta lojë, Maguette zhbllokon derbin me një supergol. Partizani i shënon Tiranës!

Këtë të dielë (28 prill) në orën 19:00 po luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit në ‘Air Albania’. Sfida e javës së 33-të në Superligës është e katërta mes tyre këtë sezon, me bardheblutë që kanë 19 muaj pa fitore kundër “Demave”.

Edhe për shkak se Tirana kërkon pikë me ngulm për në “Final 4”, zonën që të çon në ndeshjet shtesë në garën për titullin kampion, pikët janë më të domosdoshme se kurrë, nisur kjo nga fitorja e Skënderbeut dhe pika e marrë nga Dinamo.

Gara për vendin e katërt është në dorën e Tiranës që këtë mbrëmje do duhet të tregojë se e meriton një mundësi për të luftuar për titullin kampion në “Final 4”.

Partizani me 51 pikë mban vendin e tretë, ndërsa Tirana me 46 pikë pozitën e gjashtë.

Partizani regjistron gjashtë rezultate pozitive radhazi në duelin e përjetshëm ndaj Tiranës, duke numëruar 4 fitore dhe 2 barazime. Suksesi i mungon bardhebluve prej 2 tetorit të vitit 2022, kur dygolëshi i Redon Xhixhës i dhuronte Tiranës fitoren e fundit në derbi.

19:15 – Maguette zhbllokon ndeshjen me një supergol nga 25 metra. Partizani merr avantazhin.

19:00 – Nis ndeshja.

18:10 – Publikohen formacionet zyrtare:

Tirana: Kozi, Mici, Hoxhallari, Përgjoni, Lulaj, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Abazaj, Patrick

Partizani: Qirko, Buxhelaj, Sembene, Sotaj, Maguette, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsouka, Mba

17:20 – Tanimë tifozët e dy ekipeve i janë drejtuar stadiumit, ndërsa grupimet kryesore shoqërohen nga policia për të shmangur çdo lloj incidenti dhe përplasje mes tyre. Gjithashtu policia prej ditës së djeshme ka treguar edhe planin e masave për këtë duel, me kontrollet që do jenë të rrepta dhe lëvizjen e kufizuar të mjeteve rreth stadiumit. Dyert e stadiumit janë hapur dy orë para dhe tifozët mund të futen.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE