A është dakort familja e Romeos për lidhjen me Heidin? Veprimi i Bora Zemanit i vë “vulën”

vovalbania April 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë mendimi ka për “kunatën”? Bora Zemani komenton Heidin

Gjatë qëndrimit në shtëpi Heidi ka patur mundësinë të takojë dy prindërit e Romeos madje dhe kunatën e tij, Bora Zemanin.

Gjatë një sfide të dhënë nga ‘Vëllai i Madh’, Bora Zemani u bë pjesë e shtëpisë së ‘BBV3’ për pak çaste dhe pati mundësinë e një kontakti fizik me Heidin dhe banorët e tjerë po nuk mundi të bisedonte me asnjë prej tyre.

Siç e kemi parë çifti Heidi-Romeo kohëve të fundit janë përballur me akuza të shumta jo vetëm prej banorëve të shtëpisë por dhe opinionistëve teksa kanë ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre.

Por siç duket jashtë shtëpisë, “krushqia” po shkon për bukuri, pasi jo vetëm Donaldi ka patur kontakt me mamin e Heidit, siç e ka pranuar përpara disa ditësh në emisionin e Bora Zemanit, por dhe kjo e fundit gjithashtu ndiqet në Instagram me ‘krushkën’ e ardhshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51739 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE