Burri nga Gana shënon rekord të ri botëror, përqafoi mbi një mijë pemë për një orë!

vovalbania April 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Burri nga Gana shënon rekord të ri botëror, përqafoi mbi një mijë pemë për një orë!

Një burrë nga Gana ka vendosur një rekord të ri botëror duke përqafuar 1,123 pemë në Pyllin Kombëtar Tuskegee për vetëm një orë. Abubakar Tahiru është rritur në Tepa të Ganës dhe ka ndjekur studimet master për pyjet në Universitetin Auburn të Alabamës.

Përpjekja e tij për rekord botëror kërkonte që Tahiru t’i vendoste dy krahët e tij rreth secilës pemë pa i shkaktuar ndonjë dëm. Bëhet e ditur se gjatë përpjekjes për rekord Tahiru ishte duke agjëruar, gjë që paraqiste një sfidë tjetër për të.

Abubakar Tahiru from Ghana hugged a total of 1,123 trees in an hour to promote environmental awareness 🌳

— Guinness World Records (@GWR) April 26, 2024

“Të mos jesh në gjendje të pish ujë gjatë gjithë përpjekjes përbënte një sfidë të rëndësishme. Sidoqoftë edhe kjo doli të jetë e dobishme në një farë mënyre, pasi nuk kishte nevojë të pauzoja për të pirë ujë”-tha Tahiru për Guinness. Mesatarisht duke përqafuar 19 pemë në minutë, 29 vjeçari lehtësisht ka kapërcyer kërkesën minimale prej 700 pemësh për të vendosur rekord.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE