Rihanna tregon nëse do të marrë pjesë në Met Gala këtë vit!

vovalbania April 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rihanna tregon nëse do të marrë pjesë në Met Gala të këtij viti!

Këngëtarja Rihanna ka njoftuar fansat se do të marrë pjesë në Met Gala-n e ardhshme, ndërsa tregoi planet e saj të modës për të. Ylli i muzikës pop e cila ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë në Met Gala të vitit të kaluar, zbuloi se do të kishte një pamje të thjeshtë kur galaja vjetore të festojë ekspozitën e re të Institutit të Kostumeve, ‘Sleeping Beauties: Fashion Revival. Kodi zyrtar i veshjes është “The Garden of Time”.

Në fakt do të dukem thjesht këtë vit. Shumë e thjeshtë… krahasuar me gjithçka që kam bërë.

Ajo gjithashtu tregoi se si stili i saj ka transformuar që kur u bë nënë. Rihanna dhe ASAP Rocky mirëpritën djalin e tyre të parë, RZA, në maj 2022 dhe djalin e tyre të dytë, Riot, 15 muaj më vonë.

Kur bëheni nënë, stili juaj shkon nga “blah” në “le të shohim çfarë përshtatet”.

Rihanna më pas iu drejtua kuriozitetit të vazhdueshëm rreth muzikës së saj të ardhshme.

Do të jetë e mrekullueshme.

Rikujtojmë, se Rihanna duke folur për revistën “Interview” u pyet se sa fëmijë të tjerë do të donte të kishte.

Aq sa do Zoti që të kem. Nuk e di se sa do të më jepte Zoti, por do të bëja më shumë se dy. Do të përpiqesha edhe për një vajzë. Por, sigurisht nëse përsëri është djalë, atëherë është djalë.

Rihanna, ka tashmë vite që është shkëputur nga muzika dhe nuk ka qenë mjaft aktive. Përveç karrierës si këngëtare, këngëtarja gjithashtu posedon brendin e saj të produkteve të bukurisë Fenty Beauty, me të cilin ka bërë revolucion në këtë industri. Rikujtojmë se së fundmi artistja ka folur për romancën me reperin A$AP Rocky me të cilin është në një lidhje që nga viti 2019.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51006 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE