Tatuazhi dedikim për Ledrin? Sara Hoxha sqaron njëherë e mirë të vërtetën (Foto)

vovalbania April 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tatuazhi dedikim për Ledrin? Sara Hoxha sqaron njëherë e mirë të vërtetën (Foto)

Sara Hoxha, e ftuar në një program televiziv tha se është duke fshirë një tatuazh që ka nistoren “L”.

Edhe pse (me ose pa qëllim, duke marrë parasysh se me L nis dhe emri i Ledrit), Sara saktësoi se e kishte bërë që kur ishte 17 vjeç, njerëzit nuk u ndalën dhe menjëherë aluduan se tatuazhi i kushtohej Ledri Vulës, me të cilin Sara ka dhe një vajzë, Poem Blu.

“Ka qenë një tatuazh që unë jam duke e fshirë sepse e kam bërë kur isha 17 vjeç. Ka qenë një “L”. Kam qenë shumë e re dhe sot që jam 31 vjeç”, u shpreh ajo.

Sigurisht që aludimet gëluan dhe Sara u detyrua t’ua sqaronte të gjithëve se jo vetëm Ledrit, në të gjithë globin, i nis emri me L. Përmes një fotoje në Instastory, ajo shkroi: “Emri i mamit – Lindita; Emri i babit – Lulëzim. 2 L”.

Pra, sipas saj, tatuazhi i saj ka lidhje me familjen, pasi Ledrin e ka njohur disa vite më vonë.

Epo, rastësia është mbreti i botës…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51101 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE