Fyerjet në rrjetet sociale ndaj gjyqtarëve, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, gjobitet me 9 mijë dollarë! Rrezikon 30 ditë burg nëse e përsërit!

vovalbania April 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fyerjet në rrjetet sociale ndaj gjyqtarëve, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, gjobitet me 9 mijë dollarë! Rrezikon 30 ditë burg nëse e përsërit!

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është gjobitur me 9 mijë dollarë nga një gjykatë në Nju Jork pasi shkeli një urdhër të gjykatësit mbi ndalimin e postimeve në rrjetin e tij social “Truth Social” mbi gjyqtarët dhe dëshmitarët ndaj tij në gjyqin për mashtrimin me taksat.

Gjyqtari Juan Merchan, përmendi nëntë shkelje që Trump kishte bërë me fyerjet ndaj gjyqtarëve në rrjetin e tij social dhe e gjobiti atë me nga 1 mijë dollarë për çdo shkelje.

Trump është paralajmëruar se mund të përfundojë në burg nëse vijon të shkelë vendimet e gjyqtarit. Çdo shkelje e ardhshme e Trump mund të pasohet nga gjoba të majme ose burgim deri në 30 ditë për ish-presidentin amerikan.

Më herët ish-presidenti Donald Trump thotë se është i gatshëm të ripërtërijë aleancën me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, nëse fiton zgjedhjet në nëntor. Kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane i bëri komentet në një fjalim drejtuar konferencës së konservatorëve CPAC që mbahej këtë radhë në Budapest. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, analistët thonë se Orban synon krijimin e një lëvizjeje konservatore globale që do të arrijë rezultate të suksesshme gjatë votimeve të rëndësishme që mbahen këtë vit në mbarë botën.

Konferenca e Veprimit Politik Konservator (CPAC) ka qenë prej kohësh një forcë e fuqishme në politikën e djathtë amerikane. Ajo është shtrirë tashmë përtej Atlantikut. Për të tretin vit radhazi, Hungaria u bë vendi organizator i aktivitetit “CPAC Europe”.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, organizatori dhe folësi kryesor në këtë aktivitet tha se konservatorët kanë shansin për të marrë pushtetin në një vit të rëndësishëm zgjedhor.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51151 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE