Shoqata e Autoshkollave dërgon padia në Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të profesioneve të lira!

vovalbania April 30, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Shoqata e Autoshkollave dërgon padia në Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të profesioneve të lira!

Nuk ndalin ankimimet në Gjykatën Kushtetuese për ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” që nisi zbatimin nga 1 janari 2024 me taksimin progresiv të profesioneve të lira në normat 15-23%.

Pas 3 padive, është depozituar një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Autoshkollave e cila kërkon shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe të vendimit të qeverisë për kategorizimin e profesioneve të lira.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Autoshkollave z. Tonin Gjinaj tha për Monitor se në padinë e depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkohet shfuqizim i vendimit Nr. 753, datë 20.12.2023 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar që përmban listën analitike të profesioneve të lira, si dhe të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin mars, ndërsa më 22 Dhjetor 2023 në Fletoren Zyrtare u botua vendimi me listën analitike të shërbimet të profesioneve të lira që do të përfshihen në taksimin e ri.

Referuar vendimit në listë janë përfshirë 26 lloje aktivitetesh të ndarë në 180 profesione. Përveç ofruesve të shërbimit IT, të kontabilitetit, avokatët, mjekët, agjentët e pasurive të paluajtshme, etj janë përfshirë edhe autoshkollat apo si “aktivitete të shkollave të drejtimit të mjeteve”. https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/187/ff511c32-7d11-435f-89ae-80b1fed2e1ce

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Autoshkollave z. Tonin Gjinaj tha se kategorizimi i biznesit të autoshkollave, si profesione të lira, është në kundërshtim me ligjin e transportit rrugor mbi të cilat janë të rregulluara këto aktivitete. Për këtë arsye sipas tij përmbajtja e listës është antiligjore.

“Nëse autoshkollat do të përfshihen si aktivitete të profesioneve të lira duhet të ndryshohet Kodi Rrugor, ku përcakton rregullimin e këtyre aktiviteteve”.

Ai shtoi se në padinë e depozituar është kërkuar edhe shfuqizimi i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, pasi cenon jo vetëm barazinë mes tatimpaguesve në tërësi, por edhe mes bizneseve të autoshkollave.

Për sa i përket zbatimit të ligjit pwr tatimin e profesioneve tw lira, Gjinaj tha se nuk është korrekt, ku në këstet e parapagimit dërguar autoshkollave nuk janë përfshirë zbritja e shpenzimeve 30% të parashikuara në ligj për regjim të veçantë, ku vetëm 23% të shpenzimeve për këto aktivitete e zë blerja e karburantit.

Avokat Lulzim Alushaj njëkohësisht nismëtar i një prej padive të depozituara në Gjykatën Kushtetuese i kontaktuar nga Monitor pohoi se pas ligjit nr. 60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve” të miratuar më 21 Korrik 2023 nga Kuvendi i Shqipërisë, që detyronte punësimin e mjekëve të sapodiplomuar jo më pak se 5 vjet në sistemin shëndetësor shqiptar, me miratimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” shënohet një tjetër pjesëmarrja masive e pakënaqësive ndër më të lartat vitet e fundit.

“Shtimi i padive në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit tregon qartazi se miratimi i tij godet shtresën e mesme, prek një masë shumë të gjerë të bizneseve”, pohoi ai.

Padia e parë në Kushtetuese u depozitua në muajin shkurt 2024 nga 37 deputetë të grupit parlamentar të PD-së. Më pas në muajin Mars u dërgua një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Miratuar (IEKA).

Një padi e tretë më 19 Prill u depozitua në Gjykatën Kushtetuese nga avokati Lulzim Alushaj, të cilit iu bashkuan masivisht 400 profesionistë, si: avokat, përkthyes, financiarë, agjentë të shitjeve të pronave etj, edhe shoqata biznesi.

Për të treja paditë e mëparshme sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, seanca e parë do të zhvillohet më 18 Qershor.–monitor.al–

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE