Muaji maj nis me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për sot!

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Muaji maj nis me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të relativisht të paqëndrueshme dhe kjo për shkak të masave ajrore të lagështa, me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e me alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Duke filluar prej orëve të mesditës priten reshje shiu të herëpas’hershme me intensitet të ulët në relievet kodrinore – malore të vendit.

Në zonën e verilindjes e në orët e mbrëmjes, përgjatë Ultësirës Perëndimore nuk do të mungojnë reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave e shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull/mjegullinë pati në orët e mëngjesit në zonat luginore e në momentin e reshjeve të shiut.

Era fryn me drejtim jugperëndim – veriperëndim, si dhe me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
15/25
Diell re shi

Kukës
11/22
Diell re shi

Lezhë
14/25
Diell re shi

Dibër
12/21
Diell re shi

Durrës
15/26
Diell re shi

Tiranë
16/26
Diell re shi

Elbasan
15/27
Diell re shi

Berat
13/27
Diell re shi

Vlorë
15/25
Diell re shi

Korçë
10/20
Diell re shi

Gjirokastër
12/25
Diell re shi

Sarandë
16/23
Diell re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE