Qeveria e re serbe, presidenti Vuçiç mesazh DASH-it!

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qeveria e re serbe, presidenti Vuçiç mesazh DASH-it!

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se nuk është i kënaqur me reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me propozimet që Aleksander Vulin dhe Nenad Popoviç, të cilët janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jenë në qeverinë e re të Serbisë.

Shpresoj që do të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë amerikanë. Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira. Nuk jam i kënaqur me reagimin e tyre, por qeveria serbe është zgjedhur nga qytetarët e Serbisë.

Për sot u caktua seanca e Parlamentit të Serbisë ku do të diskutohet mbi zgjedhjen e qeverisë së re të Serbisë. Si ministër pa portofol u propozua Nenad Popoviç ndërsa për zëvendëskryeministër, kandidat është Aleksander Vulin.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi:

SHBA-të janë zhgënjyer nga propozimi i Vulinit dhe Popoviçit. Të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi amerikan ndaj tyre njihet mirë.

Vuçiç shtoi se Amerika nuk luan asnjë rol në vendimet lidhur me stafin e qeverisë së Serbisë e ironizoi:

Kjo do të thotë që kur vendosin sanksione ndaj dikujt, ne duhet të ulim kokën me përulësi e të themi faleminderit që na informuat se kush nuk duhet të jetë asgjë.

Nga ana tjetër, dëgjova edhe se kemi në qeveri shumë eurofanatikë dhe që janë pro amerikanëve, por ata të tjerët ishin aq të sjellshëm sa të mos flisnin publikisht për këtë. E rëndësishme që qeveria është serbe dhe që do të zbatojë interesat e Republikës së Serbisë.

Siç njoftoi Millosh Vuçeviç, kryetar i Partisë Progresive Serbe (SNS), kabineti i ri do të ketë 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol. Ish-shefi i diplomacisë, Ivica Daçiç do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratislav Gashiç, ish-ministër i Policisë.

Marko Gjuriç, ish-ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën, i bashkohet qeverisë si Ministër i Punëve të Jashtme. Qeveria e re e Serbisë do të marrë detyrën pas zgjedhjeve të dhjetorit 2023.

Koalicionet e opozitës, Serbia kundër dhunës dhe NADA, akuzuan koalicionin e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) për vjedhje të zgjedhjeve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51130 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE