U konfirmua ndarja e tyre, çifti i njohur shfaqen (sërish) bashkë

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U konfirmua ndarja e tyre, çifti i njohur shfaqen (sërish) bashkë

Cardi B dhe Offset kanë vazhduar të nxisin thashetheme për ribashkim pasi u ndanë vitin që shkoi.

Çifti i reperëve u fotografuan të martën në Madison Square Garden ky ndoqën një nga ndeshjet e basketbollit mes New York Knicks dhe Philadelphia.

Ata u fotografuan duke shkuar në vendet e tyre dhe ishin pranë njëri-tjetrit gjithë kohës. Të veshur me kombinime interesante, çanta shumë e shtrenjtë Hermes e Cardi B, ra në sy më shumë se çdo gjë.

Reperi u pa disa herë duke i hedhur gruas së tij dorën në qafë. Po ashtu, nuk mund të mungonte shfaqja e tyre në ekranin e madh.

Në dhjetor të 2023-shit, Cardi kofirmoi ndarjen nga Offset, pasi ai mohoi se e kishte tradhtuar. Ndarja bëri bujë, pasi reperja e ofendoi bashkëshortin në një nga këngët e saj.

Aq shpejt sa u përhapen fjalët për ndarjen, nisën edhe lajmet e ribashkimit, kur ata u fotografuan së bashku për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Cardi B madje pranoi se bëri seks me Offset gjatë festave, por e mohoi ribashkimin dhe tha se po bëjnë terapi për të zgjidhur problemet.

Nuk ka ende një konfirmim të mirëfilltë për statusin e marrëdhënies së tyre momentalisht, por nga sa duket, fotot flasin për një ribashkim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51373 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE