Veliaj: Së shpejti nis puna për një park të ri; 1 Maji, shënoi edhe mbylljen e aksionit të mbjelljes së pemëve në Tiranë!

vovalbania May 01, 2024 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Veliaj: Së shpejti nis puna për një park të ri; 1 Maji, shënoi edhe mbylljen e aksionit të mbjelljes së pemëve në Tiranë!

Bashkia e Tiranës është dakordësuar me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe shumë shpejt do të nisë puna për krijimin e një parku linear, që do të lidhë Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës me Parkun e Liqenit të Farkës. Lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit përmbyllës të fushatës së mbjelljes së pemëve për këtë sezon.

“Sapo kemi dakordësuar me Fondin Shqiptaro-Amerikan që të bëjmë një tjetër park, por kësaj here një park linear që e lidh Parkun e Liqenit të Tiranës me Parkun e Liqenit të Farkës, për të gjithë ata që duan të vrapojnë dhe kanë energji, ta bëjnë këtë përgjatë një hapësire të bukur kodrinore. Do ta financojmë bashkë me AADF, siç kemi bërë edhe herë të tjera, për të krijuar një lidhje me ura, me shesh-pushime, me kënde të vogla, me kopshte të vogla dhe të sigurohemi që këto dy mushkëri të komunikojnë me njëra-tjetrën, jo vetëm me rrugë, por me rrugë biçikletash, me rrugë këmbësorësh, qoftë për ata që janë me aftësi ndryshe apo për nënat dhe kujdestaret që vijnë me karrocën e fëmijëve. Mezi pres t’ia nisim edhe këtij super projekti për parqet tona”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu njoftoi dhe për krjimin e dy varrezave të tjera në Tiranë.

Një një pjesën jugore në zonën e Vaqarrit dhe një tjetër në pjesën e Farkës mbi autostradë. Për tu siguruar që edhe kur të ikim nga kjo botë, është e pashmangshme, të shkojmë me dinjitet. Që në këtë qytet kemi lënë gjurmë nga sheshi Skënderbej deri në Zall Bastar e kemi sjellë cilësi nga stacioni I parë në stacionin e fundit ku njeriu të përcillet me dinjitet’ tha Veliaj.

1 Maji, Dita e Punëtorëve, shënoi edhe mbylljen e aksionit të mbjelljes së pemëve në Tiranë për sezonin Tetor-Prill, duke i shtuar kryeqytetit edhe 104 mijë pemë të reja.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se sot është më i vendosur dhe më energjik se kurrë për ta çuar Tiranën përpara. Nga Liqeni i Farkës, Veliaj nënvizoi se kush mendon se duke goditur kryetarin për të kapur ndonjë vilë apo zarf, gabon.

Për të gjithë ata që shtyhen dhe çirren, për të gjithë ata që vjellin vrer non stop nëpër televizione për Bashkinë e Tiranës, nuk e kanë me ju, se e shijojnë lezetin që u është rritur vlera pronës e shtëpisë, e kanë me mua, se duke i rënë kryetarit mendojnë se kapin ndonjë vilë tjetër, se kapin ndonjë një zarf tjetër; duke i rënë kryetarit mendojnë se do dorëzohem e do lodhem dhe do ta ndërpres këtë kontribut. Unë jam më i vendosur e më energjik se kurrë, që këtë kryeqytet ta çojmë përpara dhe siç e shpallëm Kryeqytetin Europian të Rinisë, Kryeqytetin Europian Sporteve, këtë vit drejtojmë qytetet e ballkanit me B40, vitin tjetër do të drejtojmë qytetet e Mesdheut si Kryeqyteti i Kulturës”, tha Veliaj.

Nuk mund të mos reagonte ndaj protestave të Rithemelimit para bashkisë të cilat po shoqërohen dhe me molotovë e dhunë.

“Kur mendoj se një pjesë e vogël ende beson te vandalizimi, te sherri, te molotovi, te shtyrja e policëve, harrojnë se bashkia nuk është ajo godina ku kam zyrën unë. Bashkia janë njerëzit, bashkia janë punëtorët, bashkia janë projekte, bashkia është ky komunitet që i ka dhënë dashuri, cilësi dhe një kontribut të jashtëzakonshëm. Këta janë bashkia, nuk është një ndërtesë. Futu në ndërtesë, por çfarë do bësh? Imagjinoni të futet Mul Noka në ndërtesë, çfarë do bëjë? S’ka drejtuar ndonjëherë shtet, s’ka bërë ndonjëherë prokopi. Imagjino të futet goca e Saliut dhe çuni i Fariut… futuni, është një ndërtesë, por nuk është ndërtesa institucioni. Institucioni, bashkia e qytetit, janë njerëzit e mrekullueshëm që punojnë përditë e përditë”, tha Veliaj.
Nxiti punonjësit e bashkisë të vijojnë punën pa u shqetësuar, pasi protestuesit janë vetëm një pakicë, ndërsa shumica përfaqëson punën.

“Tirana do shkojë lart e më lart, hijenat do shkojnë poshtë e më poshtë. Puna do vlerësohet gjithmonë e më shumë dhe llapaqenëria do vlerësohet gjithmonë e më pak. Merrni zemër se qyteti i përket njerëzve të punës, njerëzve të ndershëm dhe njerëzve të drejtë, që bashkëpunojnë, që duan të ecin përpara dhe që shikojnë te secili që në të majtë dhe të djathtë kanë një aleat, një shok, një shoqe, një motër, një vëlla, në misionin tonë për ta çuar Tiranën përpara. E keni vënë re thonë duam monumentet e kulturës e shkatërrojnë bashkinë që është monument kulture. I kërkojnë protestat për dhunë në emër të një institucioni për teatrin që nuk ishte monument kulture por kashtore qerpiçi, që as në Farkë nuk ka ngelur banesa të tilla” , tha ai.
Veliaj komentoi edhe kritikat nëpër studio televizive.

“Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi. Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës”, u shpreh Veliaj.

Në ceremoninë e veçantë në Parkun Helen, pranë Liqenit të Farkës, kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi secilin prej donatorëve që dhanë një dorë për shtimin e gjelbërimit, si dhe shprehu mirënjohjen për çdo punëtor të Bashkisë së Tiranës, duke u uruar Festën e Punëtorëve.

Vetë premtoi se mandatin do e mbyllte me 2 milionë pemë të mbjella në Tiranë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51179 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE