Ju prezantojmë me bibliotekat më të veçanta në mbarë botën!

vovalbania May 02, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë me bibliotekat më të veçanta në mbarë botën!

Nga Rio de Janeiro në Tokio, këto hapësira nxisin kërkimin e dijes përmes dizajnit mahnitës. Është pothuajse e pamundur të përcaktosh bibliotekat më të bukura, duke marrë parasysh vetëm qëllimin e tyre: t’i ofrojnë njohuri kujtdo, përdorim pa asnjë kosto. Albert Ajnshtajni ka thënë:

E vetmja gjë që duhet të dini, është se ku ndodhet biblioteka.

Megjithatë, disa biblioteka tërheqin edhe nga ana estetike. Nga Amerika në Europë, Azi dhe Afrikë, biblioteka të bukura ekzistojnë pothuajse në çdo kontinent. Disa janë qindra vjeçare, të zbukuruara me flori dhe magjepsëse. Të tjerat janë jashtëzakonisht moderne dhe futuriste. Njihuni me disa nga mijëra bibliotekat mahnitëse në mbarë botën, të cilat kryesojnë listën si më piktoresket.

Biblioteka e Manastirit Strahov (Pragë, Republika Çeke)

Pjesa më e vjetër e Bibliotekës së Manastirit të Strahovit, Salla Teologjike Baroke, u krijua midis 1671 dhe 1674, duke e bërë institucionin një nga bibliotekat historike më të vjetra dhe më të ruajtura në botë. Mbi 200,000 vëllime ndodhen atje, me shumë prej teksteve të shtypura midis viteve 1501 dhe 1800.

 

Biblioteka e Vjetër e Kolegjit Trinity (Dublin, Irlandë)

E quajtur në mënyrë të pështatshme Dhoma e Gjatë, kjo hapësirë ndodhet brenda Bibliotekës së Vjetër në Kolegjin Trinity. Më parë, tavani i dhomës ishte i sheshtë dhe vetëm librat në raft në nivelin e poshtëm. Megjithatë, kolegjit iu dha një kopje falas e çdo libri të botuar në Britani dhe Irlandë, duke kërkuar zgjerimin e hapësirës.

Kabineti Mbretëror Portugez i Leximit (Rio de Janeiro, Brazil)

Në vitin 1837, një grup prej 43 emigrantësh portugezë dhe refugjatësh politikë, themeluan Kabinetin Mbretëror Portugez të Leximit, për të promovuar kulturën e tyre në Perandorinë e Brazilit. Biblioteka është projektuar nga arkitekti Rafael da Silva e Castro, në një stil neo-gotik dhe është frymëzuar nga Manastiri Jerónimos në Lisbonë.

Cite de l’Architecture et du Patrimoine (Paris, Francë)

Biblioteka në Cite de l’Architecture et du Patrimoine në Paris, është një vizitë e domosdoshme për çdo dashamirës të arkitekturës. Jo vetëm për shkak të vendndodhjes mahnitëse në një sistinë romane, por edhe sepse i gjithë koleksioni i kushtohet veprave rreth arkitekturës, urbanizmit dhe peizazhit. Biblioteka ka gjithashtu koleksionin më të madh të pikturave murale romane, të ruajtura në Francë.

 

Biblioteka e Manastirit të San Lorenzo de El Escorial (Madrid, Spanjë)

E themeluar nga Phillip II, Biblioteka e Manastirit të San Lorenzo de El Escorial, është një shembull i pacenuar i arkitekturës së Rilindjes. Mbreti ishte edhe humanist edhe bibliofil, dy identitete që nxitën vendimin e tij, për të krijuar vendndodhjen mahnitëse. Tani, manastiri dhe rrethinat e tij, bëjnë pjesë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Biblioteka Hachioji në Universitetin e Artit Tama (Tokio, Japoni)

Me një planimetri të hapur dhe kolona betoni, biblioteka është projektuar nga firma fituese e çmimit Pritzker, Toyo Ito & Associates. Kreu i universitetit, Hidemi Kondo, thotë se hapësira luan një rol të rëndësishëm për studentët. Jo vetëm që është një vend për kërkime dhe edukim, por edhe burim frymëzimi për artistët.

Ndërtesa Stephen A. Schwarzman në Bibliotekën Publike të Nju Jorkut (Nju Jork, Nju Jork)

Dega kryesore e sistemit të bibliotekave publike të qytetit të Nju Jorkut, ndërtesa Stephen A. Schwarzman, është një kryevepër e arteve të bukura, në qendër të Manhatanit. Biblioteka është e ndarë në nëntë seksione, me rreth 2.5 milionë vëllime në koleksionin e saj. Salla kryesore e leximit Rose, ka përmasa madhësia e dy blloqeve me pallate të qytetit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51170 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE