VIDEO/ Përfshihet nga flakët fabrika kimike që prodhon raketa ajrore për Ukrainën! Njerëzit mbyllen në shtëpi

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
VIDEO/ Përfshihet nga flakët fabrika kimike që prodhon raketa ajrore për Ukrainën! Njerëzit mbyllen në shtëpi

Një fabrikë kimike në Berlin, e cila prodhon raketa ajrore IRIS-T për Ukrainën është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar një re të madhe tymi, raporton Daily Mail.

Zjarrfikësit paralajmërojnë se mund të zhvillohet cianidi vdekjeprurës i hidrogjenit, dhe njerëzit u detyruan të mbylleshin brenda deri në një njoftim të dytë.

Shteti i Berlinit ka lëshuar një paralajmërim zyrtar për rrezikun dhe u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg zonës pasi reja e tymit tashmë po shtrihet në pothuajse të gjithë zonën perëndimore të qytetit.

Zjarri është në Diehl Metal Applications në lagjen Lichterfelde të Berlinit, e cila është një kompani motër e Diehl Defense, prodhues i raketave vdekjeprurëse IRIS-T.

Zjarrfikësit e Berlinit postuan një hartë në Twitter ku tregon zonën në të cilën ky tym ka të ngjarë të përhapet, shoqëruar me udhëzime sigurie drejtuar popullatës. Sipas televizionit gjerman RBB, zjarri ka rënë në një dhomë teknike në katin e parë të kantierit.

Feuer mit Explosionen in Berlin Lichterfelde am 03.05.2024 #Feuerwehr #brand pic.twitter.com/4hZG5XekU0

— Niko (@nl_an) May 3, 2024

Vendi është evakuuar plotësisht dhe deri tani nuk raportohet për të lënduar në mesin e punonjësve të fabrikës. Megjithatë, një zjarrfikës ka pësuar shqetësime për shkak të nxehtësisë së madhe të shkaktuar nga zjarri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51373 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE