Dalin sot përgjigjet e lotarisë amerikane, ja si të kontrolloni nëse jeni fitues i programit të vizave!

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dalin sot përgjigjet e lotarisë amerikane, ja si të kontrolloni nëse jeni fitues i programit të vizave!

Lista e fituesve të Lotarisë Amerikane do të publikohet këtë të shtunë.

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane do të dalin në orën 18:00 dhe emrat e fituesve mund t’i gjeni në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

Për të kontrolluar përgjigjet e Lotarisë Amerikane ju duhet të keni kodin e konfirmimit.

Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number i cili duhet të fillojë me 2025.

Në Europë, Shqipëria renditet ndër vendet e para sa i përket numrit të aplikantëve. Sipas të dhënave të ‘Pew Research Center’, pas Shqipërisë renditet Moldavia me 11% të popullsisë që aplikojnë dhe Armenia me 9%.

Ndërsa në Azi vendet që kryesojnë janë Uzbeksitani me 7% dhe Nepali me 4%.

Numri i aplikantëve shënoi rekord në vitin 2016 ku në të gjithë botën aplikuan 23 milionë njerëz, kryesisht për shkak se administrata Trump tha se do ta hiqte programin.

Që nga 2005, më shumë se 200 milionë njerëz kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, e cila kërkon që të diversifikojnë shtetësinë e popullsisë emigrante duke dhënë viza për emigrantët.

Vetëm 8 shtete kanë të paktën nga 1 milion aplikantë, duke u përgjigjur për më shumë se gjysma e totalit: Si Gana, Uzbekistani, Irani, Ukraina, Egjipti, Nepal, Etiopi dhe Sierra Leone.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE