De Rossi para përballjes me Juventus: “Allegri ka shkruar historinë e futbollit italian, Dybala sulmues i jashtëzakonshëm”!

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
De Rossi para përballjes me Juventus: “Allegri ka shkruar historinë e futbollit italian, Dybala sulmues i jashtëzakonshëm”!

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi ka folur në prag të ndeshjes ndaj Juventus-it për trajnerin e kundërshtarëve. Në prononcimin e dhënë për mediet, ai u shpreh se Massimiliano Allegri ka shkruar historinë e futbollit italian, ndërsa shtoi se ndjen simpati për të.

Ai gëzon respektin tim, ka bërë historinë e futbollit italian dhe vazhdon të drejtojë ekipin në nivele të larta. Ndjej simpati për të sepse luajti me babanë tim. Ne kemi nevojë për një tjetër performancë të jashtëzakonshme.

Më tej kreu i “verdhekuqve” shtoi se sa i përket sulmit ai i beson Paulo Dybala-s, që sipas trajnerit të kryeqytetasve është një sulmues me cilësi të jashtëzakonshme. Ndër të tjera, De Rossi shtoi:

Kemi alternativa në sulm, disa lojtarë i konsideroj të domosdoshëm për ne. Dybala, për sa kohë është mirë, do ta lë të luajë. Ai nuk është aq i shpejtë sa Frimpong, por ai është thelbësor për ne. Është lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, ndaj dhe unë ndoshta insistoj shumë. Të shohim nëse kam të drejtë. 

Pas tërmetit që çoi në shkarkimin e Jose Mourinhos, drejtuesit e Romës zyrtarizuan shumë shpejt pasuesin e portugezit. Daniele De Rossi, ish-kapiten e verdhekuqve, merr detyrën e trajnerit të ekipit të tij të preferuar. Daniele De Rossi ka nisur menjëherë punën me skuadrën e Romës për të drejtuar verdhekuqtë në vijimin e këtij sezoni pas shkarkimit të Jose Mourinhos. Ish-kapiteni i Romës, është një figurë e dashur në ambientin verdhekuq, por edhe një tip shumë më i afërt me lojtarët, pasi ka lënë futbollin vetëm pak vite më parë dhe shumë prej tyre i kishte kundërshtarë. Toni i tij miqësor me futbollistët shihet edhe nga një bashkëbisedim me Romelu Lukakun, i cili po takonte për herë të parë trajnerin e ri. “Gjithmonë kaq i madh ke qenë? Jam zvogëluar unë atëherë…”, tha duke qeshur italiani para futbollistit belg në videon që është shpërndarë nga klubi verdhekuq.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51373 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE