Me shpejtësi skëterrë, dalin pamjet e aksidentit tragjik në Durrës!

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me shpejtësi skëterrë, dalin pamjet e aksidentit tragjik në Durrës!

Policia e Durrësit prangosi 17-vjeçarin që dje pasdite shkaktoi aksidentin tragjik rrugor me një viktimë e një të plagosur. Një person që lëvizte me biçikletë humbi jetën ndërsa i lënduar mbeti drejtuesi i një motoçiklete. I mituri ishte në timonin e një makine tip “Benz” e nga pamjet e siguruara rezulton se përveçse lëvizte me shpejtësi skëterrë, bëri edhe një parakalim të gabuar.

Një aksident u shënua sot në Tiranë pranë rrethit të Shkozës ku një makinë përfundon në Lanë ndërsa drejtuesi i mjetit u dërgua në spital. I lënduar mbeti një 35-vjeçar, i cili rreth orës 05:30 të mëngjesit humbi kontrollin e mjetit e doli nga rruga. Nisën hetime për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi zyrtar i policisë: 

Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Po sot, një aksident në aksin Tiranë-Dibër shkaktoi radhë të gjata automjetesh, në by-pass/in e mesëm të Qafë Murrizit. Nuk u raportua për të lënduar. Por, ky aksident u bë shkak për një varg makinash prej rreth 2 km në të dyja anët e rrugës, duke detyruar dhjetëra drejtues të prisnin. Grupi hetimor në vendngjarje nisi punën për sqarimin e rrethanave e më pas, situata u normalizua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51364 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE