Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, automjetet përplasen kokë më kokë! Disa të plagosur!

vovalbania May 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, automjetet përplasen kokë më kokë! Disa të plagosur!

Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur lagjja “Xhenjo”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës nga ku behet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Golf” ka goditur nga pas mjetin tjetër tip “Polo” duke e spostuar jashtë rrugës, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lëvizjes përgjatë këtij segmenti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51457 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE