E vërteta u zbulua/ Çfarë ndodhi mes Eglës dhe çiftit gjatë publicitetit në prime?

vovalbania May 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E vërteta u zbulua/ Çfarë ndodhi mes Eglës dhe çiftit gjatë publicitetit në prime?

Vëllai i Madh ka zbuluar mbrëmë se si qëndron e vërteta e nominimit që bëri Egla Ceno gjatë prime-t të së martës, si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa të gjithë mendonin se Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë në një televotim se kush do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP3”, në fakt ishte se kush do të zgjidhej finalisti i parë i këtij edicioni.

E publiku vendosi që aktori i njohur të shkojë që tani në finalen e madhe që do të mbahet më 25 maj.

Fillimisht Ledion Liço tha emrin e Romeos sikur do të dilte përfundimisht nga BBV, por kur shkoi në studio zbuloi se si qëndronte e vërteta. Nga ana tjetër, banorët panë një klip nga momenti kur Egla ka bërë zgjedhjen e saj.

Kur Veshaj po linte shtëpinë, Heidi shpërtheu në lot dhe iu kthye Cenos: “Je njeriu më i keq”.

Ndërkohë me t’u kthyer Romeo në shtëpi dhe pasi mori vesh që Egla e dinte shumë mirë se si qëndronte e vërteta e televotimit, vendosi që t’i kërkonte falje për të gjitha fjalët që i ka thënë gjatë këtyre ditëve.

Ndërsa menjëherë sapo u zbulua e vërteta dhe në kohën e publicitetit Romeo dhe Heidi kanë shkuar pranë Eglës, e cila ka refuzuar që t’i qëndrojnë pranë. Ajo iu është drejtuar duke iu thënë që të mos i rrinë afër, pasi nuk donte t’i shikonte për momentin.

Ndërkohë kujtojmë se Heidi do të jetë banorja që do të jetë në televotim deri në fund të këtij edicioni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51335 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE